AktualitetTë fundit

32 mjekë të shëruar; Balla: Lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës

Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë, të prekur nga COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës.

Kështu u shpreh sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili tha se shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19.

“Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, shtoi Balla.

Deri në këto momente janë testuar 3 877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste.

 

Fraksion.com