AktualitetBota+Të fundit

Rusia regjistron 1.667 raste të reja me COVID-19

Rusia raportoi rritje të mëtejshme të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19), pasi regjistroi 1.667 raste të reja që rezultuan pozitive gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus u rrit në 13.584 në 82 rajone, bëri të ditur ekipi i urgjencës në një deklaratë.

Me 12 viktima të tjera të regjistruara që nga e premtja, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 106, shtohet më tej.

Ndërsa 250 pacientë u larguan nga spitali pas shërimit në 24 orët e fundit, më shumë se një mijë u shëruan që nga shpërthimi i pandemisë në Rusi, theksohet në deklaratë.

Shumica e njerëzve që kontraktojnë virusin shfaqin simptoma të buta dhe shërohen, por virusi mund të jetë vdekjeprurës për individët me gjendje shëndetësore kronike si diabeti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe astma.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 103 mijë njerëzve deri më tani, ndërsa rreth 378 mijë janë shëruar.

 

Fraksion.com