AktualitetBota+Të fundit

Mbretëri e Bashkuar: Rritet në 9.875 numri i vdekjeve nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar në 24 orët e fundit ka regjistruar 917 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 9.875 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Ministria britanike e Shëndetësisë raportoi 5.234 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar pozitiv është rritur në 78.991.

Autorittet po ashtu njoftuan se në 24 orët e fundit janë testuar 12.993 persona të dyshimtë.

Në fillim të javës së ardhshme në Britani pritet vazhdimi i masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

Koronavirusi më 25 mars u konfirmua tek Prinici Charles, kurse më vonë edhe tek kryeminsitri britanik, Boris Johnson dhe ministri i shëndetësisë, Matt Hancock.

 

Fraksion.com