AktualitetKosovaTë fundit

Kosova solidarizohet me SHBA-në në kohë koronavirusi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se populli kosovar është thellësisht i mërzituar që gjysmë milioni amerikanë janë infektuar me koronavirus, andaj edhe është vendosur flamuri amerikan në ndërtesën e qeverisë.

“Në ditët më të errëta, Amerika ka ndriçuar si fener i shpresës për miliona persona dhe sot ne jemi së bashku për solidaritet”, ka thënë mes tjerash Kurti.

 

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Italinë të shtunën, duke u kthyer në shtetin me më së shumti të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet amerikane kanë raportuar për më shumë se 19,600 të vdekur prej kur ka shpërthyer virusi në SHBA, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Gjatë ditës së shtunë është raportuar për më shumë se 2,000 të vdekur brenda 24 orëve.

 

Fraksion.com