Hënën dhe planetin Mars do t’i shfrytëzojnë SHBA; Presidenti Tramp firmos Dekretin
Presidenti amerikan Donald Tramp ka firmosur një urdhër ekzekutiv ku SHBA-së i lejohet të shfrytëzojë burimet e Hënës, Marsit dhe gjetkë
Hëna, akulli i saj, Marsi dhe burimet e tyre natyrore si dhe asteroidët tani e tutje do të shfrytëzohen nga SHBA, sipas një urdhri ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan, Donald Tramp.
Presidenti firmosi një urdhër ekzekutiv që e publikoi dhe Shtëpia e Bardhë, të quajtur “Nxitja e Mbështetjes Ndërkombëtare për Marrjen dhe Përdorimin e Burimeve Hapësinore”. Sipas këtij udhëzimi, Traktati Hapësinor i vitit 1967 lejon shfrytëzimin e burimeve hapësinore të Hënës, Marsit dhe gjetkë.
Sipas rrjetit amerikan Fox News që citon sot noa.al, ideja se burimet e Hënës mund të përvetësohen është hedhur disa herë nga zyrtarë amerikanë.
Në vitin 2015, Kongresi votoi një ligj ku kompanitë amerikane dhe shtetasit amerikanë lejoheshin të shfrytëzonin burime të Hënës dhe asteroideve.
Krahas kësaj, SHBA nuk ka qenë firmëtare e Traktit të Hënës të vitit 1979, sipas së cilit përdorimi jo shkencor i burimeve hapësinore duhej të udhëhiqej nga legjislacioni ndërkombëtar