Detaje; 26- vjeçari i mbytur në Belsh, kishte shkuar për peshkim
Një 26- vjeçari është gjetur i mbytur në liqenin e Seferanit në Belsh teksa peshkonte.
Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.
Enrik Hysa kishte lajmëruar familjarët e tij para se të shkonte për peshkim ndërkohë në trup nuk i janë gjetur shenja dhune.
Po ashtu Hysa u gjet nga një kalimtar i rastit pasi trupi i tij kishte dalë në breg dhe tashmë është transportuar në morgun e Elbasanit.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com