AktualitetRajoniTë fundit

COVID-19: Serbia 3380 raste të infektuar, 74 vdekje; 441 mjekë dhe 27 fëmijë pozitiv

Në Serbi deri më tani ka pasur 3,380 infeksione nga koronavirus, mes të cilëve 441 në rradhët e bluzave të bardha dhe 27 fëmijë.

Numri i vdekjeve është rritur në 74, teksa në 24 orët e fundit u raportuan për 3 viktima, dy gra dhe një burrë 68 vjeç.

Autoritetet raportojnë se sot janë kryer 2,159 testime kurse prej fillimit të pandemisë gjithsej 16.399.

2.346 pacientë janë shtruar në spital, nga të cilët 145 janë në kujdesin intensiv.

 

Fraksion.com