AktualitetRajoniTë fundit

COVID-19; Balla: Mjeku nga Librazhdi në vijën e parë të luftës në Itali

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se mjeku nga Librazhdi, Kliton Osmerija ndodhet në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Itali.

Balla shprehet se “Kliton Osmerija nga Librazhdi, ka mbaruar Universitetin Zonja e Këshillit të Mirë, dega Infermieri. Në 2010 ka përfunduar studimet Master pranë Universitetit Tuscia mbi “Menaxhimin e organizatave komplekse” dhe prej më shumë se 13 vjetësh jeton dhe punon në Viterbo të Italisë ku ushtron profesionin e infermierit në spitalin Nuova Santa Teresa”.

“Për shkak të situatës tejet tragjike që po kalon vendi pritës Italia, Klitoni për mëse një muaj është angazhuar në frontin e parë të emergjencës shëndetësore duke bërë edhe dy apo tre turne për të përballuar situatën dramatike që po kalon sistemi shëndetësor italian”, shprehet ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com