AktualitetEkonomiTë fundit

COVID-19; 60% më pak fluks në linjat ajrore gjatë marsit, krahasuar me shkurtin

Tregu i transportit ajror të pasagjerëve në Shqipëri shënoi rritje gjatë muajit shkurt 2020.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Aviacionit Civil, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA) Tiranë, 193 720 pasagjerë kanë udhëtuar gjatë muajit shkurt për/nga TIA, me një rritje prej 10% krahasuar me vitin e kaluar.

Autoriteti Aviacionit Civil, bën të ditur, se gjatë kësaj periudhe shënojnë rritje të fluksit të pasagjerëve të gjitha linjat ajrore.

Referuar statistikave, bie në sy, që kompanitë që fluturojnë drejt Italisë, zënë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin shkurt 2020, përafërsisht 55% të totalit.

Në muajin mars, si pasojë e pandemisë COVID-19 flukset e trafikut ajror shënuan rënie.

Autoriteti Aviacionit Civil, bën të ditur se 76 106 pasagjerë udhëtuan gjatë muajit mars për/nga TIA, nga të cilët 369 janë pasagjerë të fluturimeve charter. Në raport me shkurtin, rënia është 60%, ndërsa me marsin e kaluar me 64%.

 

Fraksion.com