Life StyleTë fundit

Brenda 24 orëve, Madonna humb 3 të afërm prej koronavirusit

Përmes një postimi të radhës, në vazhdimësi të postimeve të përditshme qe artistja u referohet si “Ditar Karantine”, Madonna ka deklaruar se prej pandemisë Covid-19 janë ndarë nga jeta 3 persona të afërt për të, brenda 24 orëve.

“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Kam nevojë të dal nga trupi im”, shkruan ylli i muzikës krahas videos së shpërndarë.

Në të ajo rrëfen se në një ditë të vetme ka humbur kushëririn e saj, drejtuesin e muzikës Orlando Puerta, i cili ka punuar në shumë prej këngëve të saj dhe vëllanë e rojes së saj të sigurisë.

Madona raportohet se po strehohet në Londër. Ajo njoftoi javën e shkuar se ishte bashkuar me fondacionin e Bill dhe Melinda Gates për të gjetur një kurë për COVID-19.

Postimi:

Fraksion.com