AktualitetTë fundit

“Ademi mban shënime”: Lamallari nis punën si prefekt i Shkodrës; Ndan detyrat për masat kundër COVID-19

Vetëm pak orë pasi u emërua si prefekt, zv. ministër i Brendshëm Besfort Lamallari ka zhvilluar takimin e paë me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, drejtuesin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e Institucionit te Prefektit.

Raportohet se në fokus të takimit kanë qenë masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për të cilat ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se qeveria ka pasur shumë kritika, që nuk ishin reflektuar nga drejtuesit.

Më konkretisht mësohet se u trajtuan problemet e mirëmenaxhimit të tregjeve, pajisja e tuneleve të dezinfektimit dhe vetkarantinimit të komunitetit në veçanti në Bashkine Shkodër, në të cilën u morën përsipër përgjegjësitë e secilit institucion.

Zv. ministri Besfort Lamallari do të ketë si detyrë jo vetëm institucionin e Prefektit dhe strukturat e degëve territoriale, por edhe gjithë kapacitetet e Ministrisë së Brendshme dhe të strukturave të tjera qendrore në funksion të menaxhimit të situatës në Shkodër.

Shkodra ka qenë një nga qytet më problematike sa i përket mosrespektimit të masave të vendosura, që më pas u reflektua edhe në numrin e të prekurve, ku brenda një kohe të shkurtë pati një shpërthim të të infektuarve me COVID-19.

Për këtë situatë, thotë ministri i Brendshëm, askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka marrë masat për ta ndryshuar dhe ky mosveprim për një kohë të gjatë, tha Lleshaj, do të sillte pasoja të paparashikueshme.

 

Fraksion.com