AktualitetBota+Të fundit

150 vjet më parë filluan gërmimet e Trojës antike

Historia e rrethimit dhjetëvjeçar të Trojës, e bukurisë së Helenës, e kalit me të cilën grekët arritën ta mposhtin Trojën, të cilat i përshkruan poeti antik Homeri në veprën e tij „Iliada“ ka tërhequr breza të tërë.

Megjithë pozicionin e saj gjerografik në Azinë e Vogël, Troja shënon fillimin e historisë evropiane, thotë prof. Ernst Baltrusch nga Universiteti FU në Berlin në bisedë me DW. ‘Iliada’ e Homerit kishte një rëndësi të madhe në kohërat antike dhe entuziazmi i antikitetit u transmetua përmes grekëve dhe romakëve deri në ditët e sotme.”

I mrekulluar prej Trojës ishte që në moshën e fëmijërisë edhe Heinrich Schliemann-i. Për 40 vjet me radhe ai qe i bindur, se qyteti antik nuk mund të ishte zhdukur tërësisht dhe më 9. prill 1870 ai nisi gërmimet për zbulimin e rrënojave të qytetit.

Tregtar, aventurier dhe arkeolog

Për aventurierin Schlimann bota antike ishte ëndrra e tij e jetës. Por karriera e tij nisi një drejtim tjetër. Ai lindi në familjen e një pastori në Ostmecklenburg dhe kishte tetë vëllezër dhe motra. Për shkak të mungesës mjeteve financiare Schliemann-i u detyrua ta ndërpresë gjimnazim dhe shkoi në Amsterdam për të punuar si një shoqëri tregtare. Dhuntia për të mësuar gjuhë të huaja i erdhi në ndihml dhe brenda vitit ai mësoi holandisht, spanjisht, italisht dhe portugalisht, e pastaj rusisht.

Griechenland, Tenea: Ausgrabung von antikem Tenea (picture-alliance/dpa/ Greek Culture Ministry)

Aftësitë e tij gjuhësore ai i përdori me shkathtësi dhe nga Amsterdami shkoi në Rusi ku u bë i pasur me tregti lëndësh të para për armë e municione. Më pas ai shkoi në Paris për të mësuar latinisht dhe greqishten e vjetër. Një kudrin e një ekskursioni studimor ai shkoi në vitin 1868 në Itakë, ku nisi gërmimet në kërkim të pallatit të Odisesë. Prej atje ai e vazhdoi udhëtimin për në Detin e Marmarasë.

Në kërkim të Trojës me “Iliadën” në dorë

Schliemann-i ishte një përzierje mes ëndërrimtarit dhe gjeniut. Ëndërrimtar sepse udhëtimin e tij në kërkim të Trojës e nisi nëpër Turqi vetëm me “Iliadën” e Homerit në dorë. Gjeni sepse ai shpiku në fund të shekullit të 19-të metoda kërkimi që përdoren edhe sot. Megjithatë gjermanët për një kohë të gjatë nuk i vlerësuan arritjet e tij.

Madje edhe sot Schliemann-i shpesh konsiderohet më tepër si aventurier dhe jo si arkeolog. Nga njëra anë sepse ai nuk e kishte problem t’i plotësonte të dhënat që gjente me shpikje që i krijonte nga mendja e vet dhe nga ana tjeët, sepse ai nuk i respektoi standardet e atëhershme të arkeologjisë, thotë prof. Ernst Baltrusch.

Konkurrenti i Schliemann-it, korifeu i arkeologjisë Ernst Curtius, nuk kishte kurrëfarë respekti për të. Shumë studiues e kritikojnë Schliemann-in se ai i linte punëtorët të gërmonin llogore të thella edhe pse kështu janë shkatërruar përfundimisht gjurmë të rëndësishme të ngulimit antik të Trojës. Me entuziazëm Schliemann-i u prit mirë në Angli, ku eksploratori, i lindur më 6 janar 1822 në Ostmecklenburg, konsiderohet si zbuluesi i Trojës misterioze.

Lufta e Trojës – Mit apo realitet?

Kërkimet për Trojën kanë vazhduar për shekuj. Por askush nuk ka arritur të dëshmojë, nëse eposi i Homerit përmbante ndonjë të vërtetë lidhur me Luftën e Trojës. “Ato që ka shkruar Homeri, dhe që Schliemann-i i mori si bazë për zbulimet e tij arkeologjike, janë edhe sot e kësaj dite të diskutueshme”, thotë prof. Ernst Baltrusch. “Ne nuk e dimë nëse kjo luftë ka ndodhur me të vërtetë.” Ajo që e bëri Schliemann-in të rëndësishëm ishte se ai mësoi greqishten e lashtë për të lexuar “Iliadën” dhe mbi bazën e këtij libri u nis për të gjetur vendet që përshkruan Homeri. Schliemann-i vetë e konsideronte Luftën e Trojës si të qenë”.

Symbolbild: Trojanisches Pferd (picture-alliance/Steffens)

Në vitin 1871, Schliemann-i, asokohe 49-vjeçar, hasi nën kodrën Hisarlik në Troas në veriperëndim të Turqisë në mbetjet e supozuara të qytetit të Trojës. Heinrich Schliemann-i nuk ishte i pari që supozoi se qyteti i përshkruar nga Homeri gjendej pikërisht në atë vend.

Mure të trasha, enë balte dhe stoli ari

Para gjermanit Schlimman në këtë zonë kishte kryer gërmime britaniku Frank Calvert. Ai madje edhe e kishte blerë tokën përreth kodrës Hisarlik, por nuk kishte para për të vazhduar gërmimet. Calverti dhe Schlimman-i u takuan rastësisht. Historia e gjatë e këtij ngulimi antik, që daton rreth vitit 3000 pes. deri në Mesjetë, e bëri në fillim të vështirë identifikimin e gjetjeve arkeologjike. Calvert e çoi Schliemann-in që të vazhdonte gërmimet aty ku ai i kishte ndërprerë.

Në fillim Schliemann gjeti enë që nuk përputheshin me përshkrimet e Homerit. Më pas ai vazhdoi gërmimet duke nxjerrë në dritë mbetjet disametër të larta të rrënojave të qytetit parahistorik të shkatërruar. Dhe në vitin 1872, Schliemann-i dhe asistenti i tij Wilhelm Dörpfeld ishin të sigurt se muret e trasha që kishin gërmuar ishin pjesë e fortifikimeve të Trojës.

Një nga gjetjet e tij më të rëndësishme ishte ajo e vitit 1873, “thesari i artë i Priamit”, siç e pagëzoi Schliemann. Ai e kontrabandoi atë jashtë vendit dhe ua dha gjermanëve. Në trazirat e Luftës së Dytë Botërore, thesari përfundoi në Rusi dhe për vite të tëra konsiderohej si i zhdukur. Sot ai ruhet në Muzeun Pushkin në Moskë.

Jo maska e Agamemnonit

Fatkeqësisht Schliemann ishte gabim me supozimin e tij. Thesari i artë që ai gjeti nuk ishte i Priamit, por i takonte një kulture të lartë të panjohur, e cila është rreth 1250 vjet më e vjetër se Troja. Edhe në Mikenë, ku Schliemann-i kreu gërmime nga viti 1874 deri më 1876, ai bëri sërish një gabimin në interpretimin e një maske ari. Maska që ai gjeti aty nuk i përkiste komandantit mikenas Agamemnonit.

Sidoqoftë brezat pasardhës ia kanë falur atij gabimet. Heinrich Schliemann-i vdiq në Napoli më 26 dhjetor 1890 dhe nderohet sot në mbarë botën. “Pavarësisht nga metodat e tij arkeologjike emri i Schliemann-it është i lidhur përgjithmonë me emrin e Trojës”, thotë historiani Ernst Baltrusch. “Për shkak të gërmimeve të tij për Trojën ai është sigurisht arkeologu më i njohur në botë”./DWAutor: Torsten Landberg, 

 

Fraksion.com