AktualitetNATO/BETë fundit

Stërvitja Joint Warrior në detin e Mbretërisë së Bashkuar

Grupi  i Parë i Qëdnrueshëm Detar i NATO-s(SNMG1) mori pjesë në stërvitjen e përbashkët Warrior e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila përfundoi të enjten.

Zakonisht si një nga ushtrimet më të mëdha detare në vit, Joint Warrior në Mbretërinë e Bashkuar (Britani e Madhe),  nuk u vëzhgua për shkak të shpërthimit në mbarë botën Covid-19. Stërvitja u zhvillua për dy javë, duke përfunduar në 9 prill 2020.

Stafi i SNMG1 mbështeti stërvitjen së bashku me stafin e përbashkët të planifikimit të stërvitjes britanike  (JTEPS). Qëllimi i ushtrimit është të stërviten si nëndetëset ashtu edhe njësi sipërfaqësore në mjedise të ndryshme dhe taktika në det.

Gjuajtësi amerikan Donald Cook dhe anija ndihmëse britanike Tideforce iu bashkuan SNMG1, me flamurin HNoMS Otto Sverdrup, HDMS Absalon dhe FGS Rhon.

Kjo stërvitje mbështet Kursin e Komandantëve të Nëndetëses Norvegjeze dhe Britanike, në brigjet veri-perëndim të Skocisë me nëndetëse pjesëmarrëse nga Britania e Madhe dhe Norvegjia.

Forcat Detare të NATO-s, si SNMG1, mbajnë praninë e vazhdueshme dhe gatishmërinë në det për të kryer jo vetëm operacione, por edhe ushtrime që ofrojnë trajnimin dhe ndërveprimin e nevojshëm me njësitë e tjera aleate. Kjo aftësi për të mbajtur një forcë të përhershme dhe të disponueshme ka lejuar që ushtrime si Joint Warrior të ekzekutohen edhe përkundër shpërthimit të Covid-19. Komandanti Yngve Skoglund, Komandanti i SNMG1 është i kënaqur me mundësinë e zhvillimit Joint Warriorkëtëkëtë  pranverë në mbështetje të Kurseve të Komandantëve Nëndetësorë.

“Edhe pse ky nuk është Joint Warrior  të cilin kemi planifikuar, unë jam shumë i kënaqur me faktin se ne mund të mbështesim kursin e komandantëve të nëndetëseve. Kjo na jep një trajnim të vlefshëm, si forcë, por edhe për secilën anije individuale në grupin tim të detyrave. Eshtë e rëndësishme të ruajmë aftësinë për të ekzekutuar misionin dhe detyrat tona, megjithë kërcënimin nga Covid-19. Ne jemi një përbërës i Forcave të Gatishmërisë Shumë të  Lartë të  në dispozicion të NATO-s dhe duhet të jemi në gjendje të qëndrojmë gati, edhe në raste si ky”, tha Komandant Skoglund.

 

Fraksion.com