AktualitetTë fundit

Gonzales: Kurba e pandemisë varet nga masat e marra në çdo shtet, situata në Shqipëri e stabilizuar

Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales u shpreh se situata në Shqipëri paraqitet e stabilizuar si rezultat i masave të forta të izolimit që qeveria shqiptare mori dhe reagimit të mirë të qytetarëve ndaj masave.

Gonzales në një prononcim për një nga mediet e vendit thotë se nuk ka një parashikim të rënies së kurbës së pandemisë në përgjithësi.

“Nuk ka një parashikim për COVID-19, sepse varet direkt nga masat që çdo shtet ka marrë dhe niveli i respektimit të popullsisë. Në Shqipëri po shohim që ata që po infektohen janë në gjendje stabël fatmirësisht dhe kjo si rezultat i masave të forta të izolimit që qeveria shqiptare ka marrë dhe reagimi i mirë i qytetarëve ndaj këtyre masave”, u shpreh ai.

“Ndaj mund të jemi optimistë, sepse kurba po bën një rrafshnaltë në Shqipëri dhe kjo është diçka shumë e mirë në kontrollin e pandemisë”, tha ai.

 

Fraksion.com