E Premtja e Zezë; Bota në vetëizolim për shkak të Covid-19
Miliona njerëz në mbarë botën po festojnë të Premten e Zezë, ditën kur të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem.
Ritualet e ditës së shenjtë janë të ndryshme këtë vit pasi shumica e adhuruesve duhet të ndjekin ceremonitë solemne në platforma të ndryshme mediatike në vend të mbledhjes në kisha, pasi bota po lufton me COVID-19.
Pjesa më e madhe e globit po qëndrojnë në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Më shumë se 1.6 milion njerëz janë infektuar me koronavirusin, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madhe të rasteve të raportuara në botë, me më shumë se 466,000 raste të infektimit.
Spanja dhe Italia pasojnë, njëra me 153,222 dhe tjetra me 143,626 raste të infektimeve me Covid-19.
Pandemia “paraqet një kërcënim të madh për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo potencialisht mund çojë në një rritje të trazirave sociale dhe dhunës që do të dëmtonin shumë aftësinë tonë për të luftuar sëmundjen,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten.
Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë që nga vitet 1930.
Zonja Georgieva tha të enjten se qeveritë e vendeve të botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjafueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021.
Fraksion.com