COVID-19; Republika Çeke në ndihmë për Maqedoninë e Veriut
Sot (10 prill 2020), një avion transporti ushtarak CASA i Ushtrisë çeke transportoi 1.000.000 maska në Maqedoninë e Veriut, si përgjigje ndaj shpërthimit të COVID-19.
Maqedonia e Veriut kërkoi ndihmë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive (EADRCC). EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj katastrofave. Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat nga Aleatët dhe partnerët e NATO-s, si dhe oferta ndihme për të përballuar pasojat e krizave të mëdha të tilla si pandemia COVID-19.
Kjo është edhe një demonstrim i solidaritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë të Aleatëve. Republika çeke tashmë ka siguruar furnizime kritike mjekësore për Italinë dhe Spanjën. Javën tjetër, Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm përmes videokonferencës së sigurt për të ndjekur vendimet e marra nga ministrat e Jashtëm më pak se dy javë më parë. Ata do të rishikojnë veprimet që NATO dhe Aleatët po ndërmarrin në përgjigje të pandemisë dhe do të vendosin për hapat tanë të ardhshëm.
Fraksion.com