Ambasadorja Yuri Kim, online me kryebashkiakët: Të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19
“Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”, deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Ambasadorja Kim zhvilloi sot një takim virtual me kryetarët e bashkive të Tiranës, Korçës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit.
Ambasadorja Kim i falënderoi ata që i mbajnë qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social.
“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti, por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht kryetarët e bashkive të Tiranës, Korçës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.
Fraksion.com