Soreca: BE 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor
Paketa financiare e Bashkimit Europian prej 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor si dhe koordinimi konsullor dhe i donatorëve, ishin në qendër të bisedës online që ambasadorët e vendeve të bashkimit Europian rezident ose jo në Shqipëri zhvilluan sot me Kreun e Delegacionit të BE në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.
“Bisedë e mirë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Kënaqësi të kishim edhe kolegët jo rezidentë”, tha Soreca.
“Fokusi ishte në përgjigjen globale të BE ndaj COVID-19, përfshire paketën financiare prej 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe për koordinimin konsullor dhe të donatorëve”, u shpreh ambasadori i BE, Soreca.
“BE dhe shtetet anëtare qëndrojnë pranë Shqipërisë”, theksoi Soreca.
Fraksion.com