AktualitetNATO/BETë fundit

NATO: Turqia u dërgon furnizime mjekësore Aleatëve dhe partnerëve në Ballkan

Një aeroplan ngarkesash A-400M i Forcës Ajrore Turke që mbante furnizime mjekësore të dhuruara nga Turqia, u dërgua në një numër aleatësh dhe partnerësh në rajonin e Ballkanit të mërkurën (8 prill 2020).

Pajisjet mjekësore u siguruan nga Ministria Turke e Shëndetësisë për të ndihmuar në luftimin e shpërthimit të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Pajisjet përfshijnë maska, kominoshe, kite testesh nga baza ajrore e Etimesgut, Ankarasë me një aeroplan të ushtrisë turke më herët sot.

Pajisjet mjekësore u dërguan në arka që tregonin fjalët e poetit të shekullit XIII Jalaluddin Rumi: “Ka shpresë pas dëshpërimit dhe shumë diell pas errësirës”.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kërkuan ndihmë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive (EADRCC) të NATO-s. EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj katastrofave. Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat nga Aleatët dhe partnerët e NATO-s, si dhe oferta ndihme për të përballuar pasojat e krizave të mëdha të tilla si pandemia COVID-19.

Nisma turke është shembulli i fundit i përpjekjeve të Aleatëve për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19. Javën e kaluar, Turqia dërgoi një aeroplan tjetër të ngarkesave A-400M të Forcave Ajrore Turke që transportonin furnizime mjekësore në Spanjë dhe Itali.

 

Fraksion.com