AktualitetRajoniTë fundit

Itali: Shërohen 1.979 persona, më shumë se dje

Italia shënon 610 viktima në orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar në 18.279 numrin total të të vdekurve.

Në 24 orët e fundit raportohen 4.204 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 143.626.

Ndërkohë në Lombardi, rajoni më i prekur nga koronavirusi janë shtuar 1388 raste të reja, ndërsa viktimat kanë qenë 300.

Gjatë orëve të fundit raportohen si të shëruar 28.470 persona, ose 1.979 më shumë se dje.

 

Fraksion.com