“Flamuri amerikan në fasadën e bashkisë”; Kim falënderon Veliajn: Shprehje e bukur miqësie dhe solidariteti
Flamuri amerikan në fasadën e bashkisë së Tiranës është shprehje e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim falënderoi sot Kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të gjithë miqtë shqiptarë për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj popullit amerikan.
“Flamuri amerikan në fasadën e bashkisë së Tiranës në! Një shprehje kaq e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë ne”, është shprehur Kim.
“Miku i mirë njihet në kohë të vështira! Faleminderit kryetarit të bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqve shqiptarë!”, ka theksuar ambasadorja amerikane.
“Së bashku, jo vetëm do ta mundim COVID-19 – ne do të jemi edhe më të fortë”, ka shtuar ambasadorja Yuri Kim.
Fraksion.com