AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kurrë, as në këtë botë e as në tjetrën nuk mund të marrim mendjen e PD-së për testet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një tjetër bashkëbisedim me qytetarët mbi pyetjet që kanë lidhur me situatën, masat dhe paketën ekonomike.

“Nuk ka të ardhura sikur ishin vjet, pasi shumë anëtarë të familjes sonë të madhe nuk punojnë. Masat nuk janë të tmerrshme, por të dobishme dhe për të marrë frymë.

Sot 63142 familje kanë marrë ndihmën ekonomike dyfish. Është edhe një pjesë tjetër 6% i së tërës që paguhet nga bashkitë dhe që po lëvrohet dhe në pak ditë të gjithë do të marrin dyfishin e pagesës” tha Rama.

Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje edhe PD lidhur me testet. “Kurrë, as në këtë botë e as në tjetrën nuk mund të marrim kurrë mendjen e PD-së për teste”.

“I morëm masat të forta si në pak vende të tjera. Prandaj jemi këtu sot, prandaj nuk duhet të lëshojmë por të rezistojmë që të dalim kryelartë nga kjo histori.

Sot partia e Ndrecës kishte dalë dhe thoshte që unë paskam gënjyer që kemi 2 mijë teste, kjo është kulmi. Jemi në një fazë ku ka një mungesë të madhe vëmendje edhe për të lexuar gjërat që thuhen. Unë kam thënë testet janë çështje e komitetit teknik të ekspertëve, nuk janë çështje e politikës, nuk janë çështje e  qeverisë e lëre më çështje e PD-së. 7X7, 42. Nuk mund të jenë. Kurrë, as në këtë botë e as në tjetrën nuk mund të marrim kurrë mendjen e PD-së për teste, kurrë. Kjo është strategji e përcaktuara nga komiteti teknik i ekspertëve, ne do e zbatojmë. Nëse komiteti i ekspertëve do na thoshte që na duhen 2 mijë teste në ditë do kishim 2 mijë teste në ditë, 3 mijë, 3 mijë. Në këtë rrugë nuk kemi hyrë qorrazi dhe unë nuk kam hyrë të dalë ku të dalë, jam përgatitur për gjithçka. Në çdo moment që do të duhet diçka, Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk do t’u mungojë edhe sikur të jetë prapë diellit sot që flasim.

Për fat të mirë deri sot nuk na mungon asgjë. Natyrisht na mungon sensi i mirëkuptimit dhe sensi logjik i atyre që i thonë vetes opozitës. Vazhdojnë të njëjtin avaz të vjetër, a thua se këtu nuk jemi në një luftë apo në një përplasje me një armik të padukshëm, por a thua se jemi në kohën e historive që nuk po ua kujtoj se i përkasin një periudhe paqeje dhe një periudhe kur krijoheshin artificialisht përplasjet. Jemi në një konflikt fatal”.

 

Fraksion.com