AktualitetNATO/BETë fundit

Ngarkesa e tretë e aeroplanit C-17 në Rumani me 100,000 kostume mbrojtëse

Një aeroplan ushtarak i mbushur me 45 tonë pajisje mjekësore zbarkoi në aeroportin e Bukureshtit të mërkurën në mëngjes (8 prill 2020). Avioni i transportit C-17 Globemaster, i cili mbërriti nga Seul dhe  mbante 100,000 kostume mjekësore mbrojtëse, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar efektet e pandemisë së koronavirusit. Paisjet I kishte blerë Qeveria Rumune.

Mbërritja e hershme në mëngjes shënoi dërgesën e tretë të furnizimeve mjekësore nga Republika e Koresë në Rumani duke përdorur aeroplanët e transportit C-17 të bashkangjitur me Aftësinë Strategjike Ajrore të mbështetur nga NATO. Fluturimi u pagua nga Shtetet e Bashkuara në mbështetje të qeverisë Rumune dhe koordinuar nga Qendra Kombëtare e Komandës Ushtarake të Rumanisë.

Nën Aftësinë Strategjike të Aeroplanit, dhjetë Aleatët e NATO-s dhe dy vendet partnere të NATO-s bashkërisht zotërojnë dhe operojnë tre aeroplanë të ngarkesave të rënda C-17, duke ndarë orët dhe kostot e fluturimit. Avioni C-17 është i vendosur në bazën ajrore Papa në Hungari. Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit e NATO-s administron programin e aeroplanit.

 

Fraksion.com