AktualitetTë fundit

“The Washington Post” vlerëson shembullin e Tiranës për pajisjet dezinfektuese

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha sot se gazeta prestigjioze “The Washington Post” vlerëson shembullin e kryeqytetit të Shqipërisë për masat dezinfektuese.

Balla shprehet se “gazeta e rëndësishme amerikane “The Washington Post” vlerëson si shembull Tiranën për vendosjen e pajisjeve dezinfektuese në hyrje të tregjeve”.

Dy ditë më parë, bashkia e Tiranës vendosi korridoret dezinfektuese në tregun e Kombinatit në Tiranë si dhe sot ka vijuar edhe në tregje të tjera, duke mundësuar jo vetëm distancimin social, por dhe dezinfektimin e qytetarëve që frekuentojnë tregun.

 

Fraksion.com