AktualitetTë fundit

Shërohet nga COVID-19; Doktor Kraja rikthehet sërish në frontin e luftës

Doktor Dhimitër Kraja pas shërimit nga COVID-19 do të rikthehet sërish në krye të detyrës.

Doktor Kraja braktisi jetën e qetë në pension, për t’u rikthyer në krye të detyrës si në 48 vitet e karrierës së shquar profesionale, duke u bërë burim frymëzimi për bluzat e bardha që janë në radhën e parë të betejës me pandeminë.

Gjatë shërbimit të tij, në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, ai u infektua nga kjo sëmundje.

Ekipi Mjekësor bëri të pamundurën për shërimin e tij dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau më 4 prill lajmin e mirë që doktor Kraja ishte shëruar Tanimë, ai do të rikthehet sërish në frontin e luftës duke u shërbyer pacientëve me përshkushtim.

Lajmi per rikthimin e tij në “l uftë”, u bë i ditur nga sekretari për Marrëdhëniet me Mediet në PS, Alfred Peza.

 

Fraksion.com