AktualitetPolitikëTë fundit

“PD i’a fut kot. PIKË”; Rama: A mundet dikush t’ia thotë PD-së se…

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së Partisë Demokratike për të bërë më shumë teste.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”, theksoi Rama.

Më herët përfaqësuesja e PD, Dr. Mirela Tabaku u shpreh se, “qeveria duhet të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar. Përvojat më të mira botërore konfirmojnë se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll COVID 19”.

Ajo u shpreh se, “në stadin epidemiologjik ku është Shqipëria, për të mos çuar dëm sakrificën e qytetarëve, por edhe stafit shëndetësor, merr peshë të madhe testimi më i zgjeruar”.

Postimi i Ramës:

 

Fraksion.com