“Mos turpëroni uniformën”; Rama stafit të Urgjencës së Lezhës: Do paguhen 1000€ mbi pagën ata që janë në vijën e zjarrit
Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se do të paguhen mee 1000€ mbi pagën vetëm mjekët infermierët në Vijën e Zjarrit dhe jo ata që janë brenda detyrës në territorin e tyre.
Rama ka reaguar për gjestin në Lezhë ku Stafi i Urgjencës refuzoi shpërblimin 5 mijë lekë pasi pretendonte se duhet të merrte 1 mijë euro.
Ndërsa e konsideron këtë si një nxitje nga jashtë për kërkesa shpërblimi, kryeministri i bën thirrje mjekëve dhe infermierëve mos bëhen masha politike duke cënuar misionin e shenjtë.
Reagimi në twitter i z Rama:
Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!
Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!
Fraksion.com