AktualitetBota+Të fundit

Mbretëria e Bashkuar shënon 854 viktima në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ‘ka rinisur fluturimin’, pas ngadalësimit në ditët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi shëndetësor kombëtar totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në mbi 52 mijë kurse në 24 orët e fundit janë raportuar 854 viktima për një total prej 6227. Viktimat ishin të moshës midis 23 dhe 102 vjeç.

Numri i të vdekurve sot është pothuajse dyfish nga dita e djeshme ku u raportuan 437 viktima. Ky shënon një nivel të ri për Britaninë në betejën e saj kundër epidemisë. Shkencëtarët, javët e fundit kanë parashikuar se piku i shpërthimit do të vinte bashkë me Pashkët.

Statistikat e sotme vijnë pasi Kryeministri Boris Johnson mbetet ende në kujdes intensiv në Spitalin St Thomas ‘në Londër pasi u transferua atje mbrëmë me urgjencë. Zëdhënësi i tij tha se megjithatë ai nuk është i intubuar.

 

Fraksion.com