AktualitetRajoniTë fundit

Itali: Rritet numri e viktimave në rradhët e mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve

Që nga fillimi i epidemisë, në Itali kanë vdekur 26 infermierë vdiqën dhe janë infektuar 6549 prej tyre, 1049 më shumë se një javë më parë.

Sipas autoriteteve edhe në rradhët e farmacistëve ka patur 6 viktima për shkak të Covid-19.

Edhe numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur me 7 viktima të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në rradhët e tyre në 94.

Në total, sipas të dhënave të Istitutit të Lartë të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në rradhët e mjekëve të infektuar në Itali është 12.681

Në Itali numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është 132 547 kurse numri i viktimave është rritur në 16 523.

 

Fraksion.com