Boris Johnson nuk ka pneumoni: Stabilizohet gjendja shëndetësore
Qeveria britanike njoftoi se kryeministri Boris Johnson është në gjendje stabile, pasi natën e kalaur është transferuar në kujdes intensiv.
Mediat britanke raportojnë se Johnson është në oksigjenim dhe në gjendje të stabilizuar në terapi intensive.
Burime pranë qeverisë thonë për mediat britanike se Johnson nuk ka pneumoni.
Zakonisht personat që kanë pneumoni nuk e kalojnë testin e jetës me koronavirusin.
Zyrtarë të Qeverisë britanike kanë thënë se Johnson vazhdon të mbetet në krye të ekzekutivit.
Të hënën, sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka kryesuar një takim të qeverisë për koronavirusin, në vend të Johnsonit.
Muajin e kaluar, zëdhënësi i Johnsonit ka thënë se nëse kryeministri nuk ndjehet mirë dhe nuk është në gjendje të punojë, Raab do t’i marrë përsipër detyrat e tij.
Fraksion.com