AktualitetBota+Të fundit

“Boris Johnson furnizohet me 4 litra oksigjen”; Mbretëresha po mbahet e informuar për gjendjen

Ggjendja e Boris Johnson, kryeministrit britanik mbetet e pandryshuar  dhe ai  ndodhet ende në kujdesin intensive pasi i nevojiteshin katër litra oksigjen teksa frymëmarrja e tij u përkeqësua në vetëm disa orë.

Kjo është deklarata më e fundit që vjen nga kabineti qeveritar britanik.

Sipas zëvendësuesit të tij, ministri i kabinetit Michael Gove, Johnson “është ende duke luftuar me koronavirusin në kujdesin intensive” dhe se ai po merr ‘kujdesin më të mirë’.

Gove tha gjithashtu se “Mbretëresha po mbahet e informuar për gjendjen e Z. Johnson”.

Liderë botërorë – përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron – kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik.

Presidenti Trump tha se “të gjithë amerikanët po luten për shërimin e tij”.

Ai e përshkroi kryeministrin Johnson si “një mik shumë të mirë të tij, dhe një mik të kombit” i cili është “i fortë” dhe “nuk heq dorë”.

Presidenti Macron tha se ai i dërgoi “të gjithë mbështetjen Boris Johnsonit, familjes së tij dhe popullit britanik, në këtë moment të vështirë”.

Në Londër, udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer tha se ky është një”një lajm jashtëzakonisht të trishtuar”.

Johnson njoftoi 11 ditë më parë se ai ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.

Burime të ‘Downing Street’ konfirmuan se Johnson nuk është ende i intubuar por është transferuar në kujdes intensiv që të jetë afër nëse do të jetë e nevojshme”.

Sipas “The Times”, Kryeministri Johnson ishte furnizuar me rreth 4 litra oksigjen për të ndihmuar frymëmarrjen e tij, ndërsa pacientët në gjendje të rënduar shëndetësore kanë nevojë për rreth 15 litra oksigjen.

 

Fraksion.com