AktualitetTë fundit

6 autoambulanca nga Turqia; Xhaçka: Mini-spital, të komplemtuara me elementët e nevojshëm

Gjashtë autoambulanca kanë mbërritur sot nga Turqia në komandën Mbështetëse të Forcave të Armatosura, si pjesë e flotës së ndërhyrjes së shpejtë të Agjencisë së Emergjencave Civile.

Në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në ceremoninë e marrjes në dorëzim të autoambulancave theksoi se këto janë si mini urgjenca lëvizëse, ndërsa shtoi se po i japim imazhin dhe vëmendjen që meriton Emergjencave  Civile.

“6 autoambulancat e mbërritura sot janë mjetet e para të sigurura falë grantit të qeverisë Turke të sigurura për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për modernizimin e FA. Dua të shpreh mirënjohje të dyfishtë për Turqinë, miken dhe aleaten tonë, që edhe pse po përballet edhe vetë me këtë armik të padukshëm, siç është COVID 19, sërish ka një vëmendje ndaj nesh”,- theksoi ajo.

“Një falenderim kam edhe për ambasadorin e Turqisë në Tiranë, që bëri të pamundurën për mbërritjen e këtyre ambulancave. Janë në vetë-vete një mini urgjencë, një mini-spital, janë të komplemtuara me elementët e nevojshëm, që nga respiratori për rrugët e frymëmarrjes, po ashtu janë kompletuara me mjetet e imobilzimit të frakturave..etj”,- tha Xhaçka.

“Që sot këto autoambulanca do jenë pjesë operacionale e Forcave të Armatosura në kuadër të emergjencave civile dhe në rast nevoje do atashohen dhe në spitlin e traumës për urgjencat mjekësore, pasi në kuadër të problematikës së krijuar nga COVID 19, në këtë spital po kryhet një pjesë e mirë e shërbimeve mjekësore të atyre shërbimeve dhe trajtimeve që kryeheshin tek QSUT”,- shtoi Ministrja e Mbrojtjes.

“Këto auto-ambulanca janë vetëm fillimi i transformimit të Emergjencave civile, që po transformohen nga një drejtori me 10-të persona, në një agjenci me mbi 100 inxhinierë  e specialistë, të aftë për të koordinuar me pushtetin qendror e lokal për planifiimin, parandalimin, reagimin në rastet e fatkeqësive natyrore”,- tha ajo.

“Efikasiteti i reagimit është përmirësuar ndjeshëm me bashkimin e FA dhe Emergjencave Civile dhe dëshmi kanë qenë episode e tmerrshme të këtyre dy viteve të fundit, përmbytjet, tërmetet..etj”,-tha Xhaçka

“Ky është vetëm fillimi, pasi ne po i japim fund një tradite 30-vjeçare, të të mos investuarit në emergjencat civile, duke patur parsysh që jemi një nga vendet më të rrezikuara sa i takon fatkeqëisve natyrore. Emergjencat civile falë këtij bashëkpunimi me Turqinë, do kenë një fytyrë të re, uniforma të reja, brendim të ri, çadra, automjete për terrene të vështira, modele spitalesh fushore, si dhe aparatura moderne që do të lehtësojnë punën e ekipeve operacionale, që zbresin në terren kur nevoja e kërkon”,- tha ministrja Xhaçka.

“Po koordinojmë me aleatët tanë, veçanërisht me Italinë, që na asistojë në hartimin e ligjit të ri për emergjencat civile, për trajnimin e njësive tona operacionale me teknikat më të reja të ndërhyrjes së shpejtë, shpirti solidar dhe sakrifikues të trupave tanë të emrgjencës, do tju bashkëlidhen dhe të gjitha mjetet dhe pajisjet më moderne dhe në pak muaj do të kemi një trup të Emergjencave Civile të pajisur sipas standardit më të lartë. Qytetarët kanë nevojë të kenë në krah një shtet serioz dhe ky është prioriteti ynë. Jo më veprime të improvizuara, por një forcë reaguse të mirë trajnuar të mirëpajisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë krenare që po i japim FA dhe Emergjencave Civile imazhin dhe vëmendjen që meritojnë”,- tha Ministrja e Mbrojtjes.

Përfaqësuesi i Ambasadës Turke, shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbara nga COVID 19, ndërsa nënvizoi se bashkëpunimi me Turqinë do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Në emër të ambasadorit të Turqisë dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura nga COVID 19 dhe urojmë gjithashtu urim sa më të shpejtë për të prekurit nga kjo pandemi. Jemi të bindur se në të gjitha përpjekjet e qeverisë shqiptare, populli shqiptarë do ja dalë të jetë fitues ndaj COVID 19”,- tha ai.

“Turqia gjihnjë ka ndenjur pranë Shqipëirsë në kohë të vështira dhe me dhurimin e këtyre 6 ambulancave, ne thjeshtë po vazhdojmë traditën që kemi. Kjo nuk ishte parashkuar ekzaktësisht për këtë betejën ndaj COVID 19, por jemi të lumtur që duke qenë se jemi në këtë luftë, urojmë që qeveria shqiptare përmes këtyre autoambulancave të përballet më mirë edhe ndaj kësaj pandemia”,- tha ai.

Faleminderit dhe njëherë zonja minister për rivënjen në jetë të kësaj marrëveshje që prej shumë vitesh nuk vijonte dhe kjo duhet të realizohet mes dy aleatëve siç janë vendet tona. Përmes këtij mekanizmi ndihmat e qeverisë turke do vijojnë të jepen për popullin shqiptarë”,- përfundoi përfaqësuese i Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

 

Fraksion.com