AktualitetTë fundit

“Shkodra ‘bombë’ e kurdisur me sahat”; Manastirliu: Mjeku i familjes konsulta online me të prekurit nga COVID

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje se cili do të jetë kontributi i mjekëve të familjes, të cilët tashmë do të jenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

 

Në një intervistë për ‘News24’ Manastirliu tha se mjekët e familjes do të japë konsulta online për të prekurit me COVID, a simptomatik, ose me simptoma të lehta, si dhe për të sëmurët e tjerë kronikë. Mes të tjerash ajo theksoi se kontributi i tyre do të kalojë dhe në faza të tjera, të cilat po mendohen në vijim.

“Lufta fitohet vetëm nëse të gjithë batalionet janë në vijën e parë. Mjeku i familjen s’ka qenë i përjashtuar. Por vëmendja ka e në teren me epidemiologët. Gjurmimi dhe më pas dërgimi i tyre tek mjeku i familjes. Mjeku i familjes ka një rol të rëndësishëm dhe në fazat e ndryshme të strategjisë, do këtë rol të ndryshëm. Faza e parë ishte ngritja e kapaciteteve të mjekëve të familjes. Tashmë në fazën e dytë do kemi një rol të ri, që jemi duke e përgatitur, duke krijuar mundësi për konsulta online. Qoftë për ata që janë të prekur me COVID, apo dhe qytetarët e tjerë që kanë sëmundje kronike. Strategjia jonë i përfshin të gjithë elementet në sistemin shëndetësor. Mjeku i familjes është trajnuar për të asistuar dhe me rastet e personave të prekur me COVID. Kemi marrë masa që ky raportim të jetë në kohë reale. Bëhet fjalë për raste të lehta, me simptoma të lehta, ose a simptomatike.”, tha ministrja.

Po ashtu ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek Shkodrës, pasi janë shfaqur raste të reja në rritje, ndërsa tashmë ky qytet cilësohet në këto momente si ‘bomba e kurdisur me sahat’.

Manastirliu tha se tashmë janë evidentuar dy vatrat e infektimit dhe të gjithë kontaktet e personave të prekur nga koronavirusi. Ajo apeloi të gjithë qytetarët që të zbatojnë rregullat dhe të kenë parasysh distancimin social.

“Shkodra është një ndër qytetet që aktualisht ka dy vatra, të cilat janë zbuluar në sajë të punës të gjithë strukturave të shëndetësisë, në bashkëpunim me ISHP. Është bërë hetim i imtësishëm. Janë zbuluar vatrat dhe kontaktet e tyre. Ajo çfarë dua të them është që të bëjë një apel për qytetarët e Shkodrës, dhe të gjithë të qyteteve të tjera se duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit. Masat në disa zona nuk janë zbatuar ashtu siç duhet. Një papërgjegjshmëri e një individi, sjell dhjetra të infektuar. Testimet janë kryer sipas përcaktimeve të epidemiologëve. Për ne nuk është problem që sot të bëjmë testime. Por nëse bëjmë testime të personave që s’kanë simptoma me probabilitet do të dalin negativ, ata mund të neglizhojnë më pas. Testimi është sistem. OSH thotë; testo, testo, ku dyshohet. Nëse nuk do të kishim teste, nuk do të bënim teste çdo ditë dhe s’do bënim zbulime të reja. Ne nuk kemi pasur asnjëherë problematikë.”, pohoi ajo. Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga koronavirusi dhe 377 të infektuar.

 

Fraksion.com