SHBA, rritet në 9.654 numri i të vdekurve nga COVID-19
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në këtë vend është rritur në 9.654, me gjithsej 337.971 raste të konfirmuara dhe 17.582 të shëruar, ndërsa sa i përket numri të të infektuarve SHBA aktualisht është vendi më i prekur në botë.
Me SHBA-të që po përpiqet të parandalojë përhapjen e koronavirusit, një konte në Florida është duke marrë një qasje të re.
“Ju lutem mos harroni të mbani të paktën një aligator të madh midis jush dhe të gjithë të tjerëve në çdo kohë”, shkroi në twitter konteja Leon me një vizual shoqërues që tregon dy persona të ndarë nga një zvarranik mbizotërues.
Drejtuesit e shtetit dhe të qeverisë lëshojnë urdhra për qëndrim në shtëpi dhe kërkojnë nga qytetarët që të praktikojnë distancën sociale për të kufizuar përhapjen e virusit.
Në Florida janë regjistruar 12.350 raste të konfirmuara me koronavirus dhe konteja më e prekur në këtë shtet amerikan mbetet Miami-Dade, ku janë regjistruar 4.146 raste të konfirmuara, me gjithsej 31 vdekje.
Konteja Leon, e cila ndodhet në veriperëndim të shtetit, ka 42 raste të konfirmuara, por pa vdekje të regjistruara deri më tani.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e definojnë distancimin shoqëror si “qëndrim jashtë ambienteve të kongregacionit, shmangie të tubimeve dhe mbajtje të distancës afërsisht 2 metra nga të tjerët kur të jetë e mundur”.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht në të gjithë botën ka mbi 1.2 milionë raste të infektuara, me mbi 70 mijë të vdekur dhe mbi 270 mijë të shëruar./AA
Fraksion.com