AktualitetTë fundit

“Ndëshkime për shkelësit”; Rama: Pikat e verdha si vijat e bardha ose semaforët

Kryeministri Edi Rama përgëzoi sot bashkinë e Elbasaniit për masat e marra në ruajtjen e distancimit social mes njerëzve në radhë, ndërsa u shpreh se “ky do të jetë standardi kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre.

Rama tha se deri kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.

“Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush”, tha ai.

 

Fraksion.com