AktualitetBota+Të fundit

Merkel: Kriza Corona “Sprova më e madhe në historinë e BE”

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tha në konferencën e shtypit të hënën pasdite (06.04.) në Berlin, se ende nuk mund të japë një datë, se kur do të zbuten masat e marra për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e quajti krizën Corona si „sprovën më të madhe në historinë e BE-së“. Të gjitha vendet anëtare janë të prekura njësoj. Ndaj duhet të jetë në interesin e të gjithëve, që Europa ta përballojë këtë sprovë. Përgjigja ndaj virusit mund të jetë vetëm një Europë e fortë me një eurozonë të fortë.

Eshtë e rëndësishme të tregojmë, se ne jemi të gatshëm ta mrbojmë Europën tonë.” Kjo vlen veçanërisht për vendet e Zonës së Euros. Gjermania është mirë vetëm nëse „Europa është mirë“, theksoi kancelarja. Ndaj përgjigja ndaj krizës duhet të jetë „me shumë Europë“, një Europë më e fortë dhe një „uropë mirëfunksionuese“.

Gjermania e gatshme të japë kontributin e saj

Kur të jenë përballuar „pjesët më të vështira të kësaj krize në sektorin shëndetësor“, do të jetë i nevojshëm një „program rigjallërimi, një program rindërtimi”, tha Merkel më tej. Pas „kësaj çarjeje të rëndë ekonomike“ duhet të ketë programe koniunkturore jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel europian, tha ajo.

Eshtë fjala për ndihma financiare ndaj vendeve anëtare si përmes kredive të buta nga mekanizmi europian i stabilizimit (ESM) dhe fondet e propozuara nga Komisioni për rregullimin e punës me kohë të shkurtuar si në Gjermani. Do të nevojitet gjithashtu edhe një program rigjallërimi për ekonominë: „Edhe në këtë drejtim Gjermania është e gatshme të japë kontributin e saj“, tha Merkel.
Në debatin për obligacionet europiane po shtohet presioni ndaj Gjermanisë. Në prag të konsultimeve të ministravetë financave të BE-së të martën (07.04) krahas  komisarëve të BE-së Paolo Gentiloni dhe Thierry Breton për të ashtuquajturat Corona-Bonds u angazhua me të njëjtën kërkesë edhe qeveria franceze për obligacionet e përbashkëta, që të vihen në përdorim për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë. Qeveria gjermane është kategorikisht kundër të tilla obligacioneve.

Masat kufizuese në Gjermani mbeten në fuqi

E pyetur nëse tani që Austria ka planifikuar zbutjen e masave të vendosura kundër pandemisë Corona, po e shqyrton edhe Gjermania një opcion të tillë, Merkel theksoi, se qeveria gjermane ndërkohë i përmbahet linjës për të mos e fiksuar tek një datë për një vendim të tillë. Kjo do të bëhet në kohën e duhur dhe një gjë është e qartë, që kufizimet  mund të zbuten hap pas hapi. Mbrojtja e shëndetit është në plan të parë në çdo masë që mendohet, tha Merkel. Kancelarja falenderoi qytetaret dhe qytetarët për respektimin e këtyre rregullave „shumë, shumë të ashpra”, sepse ata e dinë, që me këtë shpëtojën jetë njerëzish. Angela Merkel i paralajmëroi qytetarët që tëmos ndërmarrin udhëtime gjatë fundjavës së Pashkës. As pas mbarimit të ditëve të Pashkës nuk parashikohet zbutje e masave./dw

 

Fraksion.com