AktualitetBota+Të fundit

Kryeministri britanik në terapi intensive

Kryeministri britanik Boris Johnson u transferua të hënën në kujdes intensiv pas rëndimit të simptomave të koronavirusit.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se ai është i vetëdijshëm.

Zoti Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë përkohësisht në postin e kryeministrit, tha zyra e tij.

Kryeministri Johnson u u shtrua në spital natën e së dielës dhe u është nënshtruar analizave pasi shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit për më shumë se 10 ditë, por qeveria kishte thënë më herët se ai ishte në humor të mirë dhe ende në krye të punëve.

“Gjatë pasdites së sotme, gjendja e Kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor ai është transferuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spital,” tha një zëdhënës.

Johnson, 55 vjeç, testoi pozitivisht për virusin më 26 Mars.

 

Fraksion.com