AktualitetTë fundit

“Johnson në terapi intensive”; Lleshaj: Rasti tregon se situata nuk është shaka

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i informuar për faktin se kryeministri britanik Boris Johnson është shtruar në terapi intensive, pasi është testuar pozitiv me Covid-19, tha se ngjarja tregon se situata nuk është aspak shaka.

Lleshaj thekoi se koronavirusi është një pandemi botërore, që prek edhe shqiptarët, ndaj vlerësimi duhet të jetë korrekt dhe i qartë.

Rasti Boris Johnson tregon se ky virus nuk është shaka. Kjo është situatë problematike dhe duhet vlerësim i madh e i qartë”, tha Lleshaj.

I pyetur nëse Shkodra si qytet a mund të izolohet apo të karantinohet, Lleshaj u shpreh se kjo varet nga fakti sesi rrjedhin ngjarjet.

“Karantinimi është praktikë e vjetër, që në mesjetë dhe janë zhvilluar praktika të qarta si ndodh karantina. Nëse situata do agravojë, në varësi të situatës, do jenë edhe masat.

Në varësi të situatës, do aplikohet pra në funksion të ngjarjes në terren. Por, shpresoj që do jemi në gjendje ta frenojmë situatën në Shkodër si kudo. Situata po ecën më mirë së fundmi”, vlerësoi Lleshaj.

 

Fraksion.com