AktualitetBota+Të fundit

Gjermani: Karantinë e rreptë për të ardhurit nga jashtë

Gjermania është vendosur të krijojë një karantinë të rreptë dyjavore për qytetarët që kthehen nga jashtë, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi, pas një rekomandimi nga kabineti qeveritar i krizës.

Masa do të zbatohej për shtetasit gjermanë dhe ata të BE, që kthehen në vend pas disa ditësh jashtë vendit.

Kufizimet për të tjerët kanë ekzistuar që nga mesi i marsit, duke i pranuar ata vetëm nëse kanë një arsye të vlefshme për të udhëtuar.

Burimet thonë se kabineti gjithashtu do të ndihmojë kompanitë që janë duke luftuar për shkak të epidemisë me garanci të plota shtetërore për kredi deri në 800 000 euro.

Masa vjen në krye të një pakete të paprecedent të ndihmës, të miratuar 10 ditë më parë, për qytetarët dhe bizneset e lëna në vështirësi nga kriza shëndetësore.

Kompanitë do të jenë në gjendje të marrin kredi të garantuar plotësisht nga shteti për sa kohë që plotësohen disa kushte.

Qeveria shpreson që programi i ri të parandalojë një valë falimentimi mes kompanive të mesme.

 

Fraksion.com