Edhe pse në spital, Johnson mbetet në krye të qeverisë
Kryeministri britanik, Boris Johnson, “mbetet i angazhuar me punët e qeverisë”, edhe pse e ka kaluar natën në spital, për shkak të koronavirusit, tha sekretari britanik i Komuniteteve dhe Qeverisjes Lokale, Robert Jenrick.
Johnson është dërguar në spital të dielën mbrëma me “simpotoma të vazhdueshme”, përfshirë temperaturën.
Ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus më 27 mars dhe që atëherë ka qenë në vetizolim në shtëpi.
Zyrtarë të qeverisë së tij thanë se Johnson është dërguar në spital për disa teste rutinore.
Është thënë se ky është një “hap paraprak”, i marrë me këshillën e mjekut të tij.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka kryesuar një takim të qeverisë për koronavirusin, të hënën në mëngjes, në vend të Johnsonit.
Muajin e kaluar, zëdhënësi i Johnsonit ka thënë se nëse kryeministri nuk ndjehet mirë dhe nuk është në gjendje të punojë, Raab do t’i marrë përsipër detyrat e tij.
Fraksion.com