AktualitetPolitikëTë fundit

“As tabelën e shumëzimit nuk e dinë saktë”; Rama: Lulzim të kam thënë edhe para Metës…

“Për PD, nuk është kohë për opozitë të llojit skarco, të atij llojit të përpara fillimit të luftës apo që unë fshihem pas komitetit të ekspertëve”, tha sot  kryeministri Rama ku nuk harroi t’i kthente një përgjigje PD-së në komunikimin e tij me qytetarët.
Ai iu drejtua edhe një herë liderit demokrat Lulzim Basha që të heqë dorë nga akuzat e pabaza politike në këtë situatë, pasi theksoi se ai dëgjon ekspertët e fushës edhe për kryerjen e testeve që kryepozitari kërkon të bëhen më masivisht.

“Kush është PD që mendoka për testet, është ndonjë institucion i certifikuar, as tabelën e shumëzimit nuk e dinë saktë, si mund të shani ata që punojnë vërtet. Unë them ca më thonë ekspertët. Do ti apo s’do ti!

Nuk është koha që të tregoni sa pak dini, por për të koordinuar së bashku, Lulzim së bashku të kam thënë para të gjithëve, edhe para Metës, pyesni për çdo gjë që keni shqetësim. Nëse keni diçka që ju shqetëson pyesni, dëgjoni. Do ju përgjigjemi. Na ndihmoni të korrigjohemi. Dhe më pas mund të dilni kur e shihni si të padrejtë. Por jo duke informuar publikun me mjete që janë tmerr në kohë paqeje kurse në kohë lufte janë kriminale”, tha Rama.

 

Fraksion.com