AktualitetPolitikëTë fundit

“3008 të infektuar dhe 286 viktima”; Rama nxjerr projeksionet: Nëse s’do kishim marrë masa…

Në komunikimin me qytetarët kryeministri Edi Rama ka publikuar projeksionet e hartuara nga ministria e Shëndetësisë, ku thekson se nëse nuk do të ishin marrë masat sot të të kishte 3008 të infektuar dhe 286 viktima.

“Sot do të kishim 3008 të infektuar me projeksonin maksimal, në atë mesatar do të ishim 600, sot kemi më pak.

Ky është rezultat i masave. Nëse nuk d t’i kishim marrë do kishim 286 të vdekur, me projeksionin mesatar 40”, tha Rama.

“Më tutje, dua t’ju bëj një apel të gjithë banorëve të Shkodrës, respektoni rregullat, sepse mos-respektimi i rregullave dhe shpërfillja  e disa masave elementare e ka kthyer Shkodrën në një bombë me sahat.

Po punojmë për t’i mbështetur të gjithë ata që janë në nevojë, megjithëse s’kemi bashkëpunim me strukturat vendore, por në fund të ditës është disiplina e hekurt.

Do të bëjmë gjithçka të këpusim zinxhirin e infektimit dhe të realizojmë izolimin e të gjithë infektuarve. Por ama, situata është shumë shumë shumë delikate. Ajo që ka rëndësi të thuhet edhe njëherë tjetër është se kemi të bëjmë me një rezultat që të gjithë duhet të jemi të inkurajuar.

Këtu kam projeksionet e mundshme. Këtu lart është projeksioni i rastit kur ne s’do të kishim marrë masa. Do të kishim sot 3008 të infektuar. Me projeksionin mesatar do të kishim 600 të infektuar. Sot jemi vetëm 377, dhe ky është rezultati i mirë. Do të kishim më shumë të vdekur, por matja adekuate është ajo me 1 milionë banorë. Të vdekurit janë jetë njerëzish jo numra. Na dhembin. Të shëruarit po ashtu. Nëse ecim kështu, luftën do e bëjmë kryelartë. Ju falenderoj të gjithëve”, tha Rama.

 

Fraksion.com