Videomesazh informues për COVID-19; Lleshaj apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përsëriti apelin për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Përmes një videomesazhi Lleshaj kërkon të sensibilizoj qytetarët për tu mbrojtur nga koronavirusi i ri, një virus që shpërndahet nga kontaktet e afërta.
“Ti qëndro në Shtëpi!”, -thekson Lleshaj.
“Virusi është përhapur kryesisht gjatë kontaktit të ngushtë, dhe nga pikat e vogla të prodhuara kur njerëzit kolliten, teshtijnë, apo flasin. Përdorimi i makave rekomandohet për ato raste kur dyshohet se je mbartës i virusit. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë apo antiviral për COVID-19. Menaxhimi përfshin trajtimin e simptomave, izolimin dhe masat eksperimentale. Organizata Botërore e Shëndetit shpalli COVID-19, Urgjencë të Shëndetit Publik, çështje ndërkombëtare. Ti rri në shtëpi”,- theksohet në videomesazhin e shpërndarë nga ministri Lleshaj.
#TirrinëShtëpi pic.twitter.com/FtorGk2hxU
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) April 5, 2020
Fraksion.com