AktualitetBota+Të fundit

SHBA, numri i vdekjeve nga COVID-19 tejkalon shifrën 8.500

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 8.500, me 1.340 vdekje të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se numri i vdekjeve ka arritur në 8.503, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 312.249.

SHBA është vendi me më shumë infektime nga koronavirusi në botë, ndjekur nga Spanja dhe Italia.

New York mbetet shteti më i prekur nga pandemia në SHBA, me mbi 114 mijë raste të konfirmua, ndjekur nga New Jersey me 34.124 raste dhe Michigan me 14.225 raste.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 66.500 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu mbi 252 mijë janë shëruar pas trajtimit.

 

Fraksion.com