“Ne do të kemi sukses” , Mbretëresha Elizabeth i drejtohet kombit të saj
Sfida e luftimit të koronavirusit është e ndryshme nga vështirësitë e tjera me të cilat jemi përballur më parë, ka thënë Mbretëresha britanike Elizabeth II.
Adresimi i saj drejtuar kombit, u bë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv.
“Këtë herë ne bashkohemi në një përpjekje të përbashkët me të gjitha kombet në të gjithë globin, duke përdorur përparimet e mëdha të shkencës dhe dhembshurinë tonë instiktive për të shëruar”, tha ajo.
“Ne do të kemi sukses – dhe se suksesi do t’i takojë secilit prej nesh”, tha Mbretëresha Elizabeth.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, më 5 prill, është rritur për 621 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 4,934.
Mbretëreshë theksoi vlerën e vetë-disiplinës dhe vendosmërisë – duke thënë se ajo shpreson që, në të ardhmen, të gjithë “të jenë në gjendje të krenohen me mënyrën se si iu përgjigjën kësaj sfide”.
Ajo tha se ky adresim i kujtonte asaj transmetimin e saj të parë, të bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore me motrën e saj, Princeshën Margaret.
Ajo theksoi se “do të kemi sukses” në trajtimin e koronavirusit, dhe – duke iu referuar këngës së Vera Lynn gjatë kohës së luftës – siguroi kombin që “do të takohemi përsëri”.
Fraksion.com