Koronavirusi sot në mbarë botën: Mbi 66 mijë viktima dhe 1 milion e 225 mijë të infektuar
1,225,035 të prekur dhe 66,502 viktima- ky është bilanci aktual në botë, shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Mësohet se personat që kanë mundur të shërohen prej pandemisë në fjalë janë 253,855. Aktualisht numri më i lartë i të infektuarve dominohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 311,656, për të vazhduar me Spanjën 130,759 dhe Italinë 124,632.
Problematike situata shfaqet edhe në Gjermani me 97,074 raste, Francë me 89,953, Iran 58,226 dhe Britani 47,806.
Sa i takon viktimave, në krye të listës tragjike qëndron Italia me 15,362 jetë të humbura, më pas Spanja me 12,418, SH.B.A me 8,454 si dhe Franca 7,560.
Fraksion.com