Francë, numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 8.078
Franca ka raportuar rritjen e numrit të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke arritur në 8.078 vdekje të regjistruara në vend.
Franca ka raportuar gjithsej 70.478 raste, prej të cilëve 51.557 janë të shtruar në spital me 6.978 në kujdes intensiv. Shifrat e reja u njoftuan sonte nga drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, Jerome Salomon, në konferencën e tij të rregullt për media, i cili po ashtu theksoi se deri më tani janë shëruar gjithsej 16.183 pacientë.
Maratona e Parisit, që duhej të mbahej sot, po ashtu u anulua dhe aktualisht është planifikuar të mbahet më 18 tetor.
Presidenti Emmanuel Macron më 17 mars shpalli një bllokim mbarëkombëtar 14-ditor, vendim i cili javën e kaluar u zgjat nga kryeministri Edouard Philippe deri më 15 prill.
Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit.
Fraksion.com