Shtyhen Lojrat Olimpike të Tokios
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të martën se Lojërat Olimpike të vitit 2020 do të shtyhen deri në verën e vitit 2021 për shkak të pandemisë në rritje të koronavirusit.
Lojërat Olimpike ishin planifikuar të fillonin në Tokio në 24 korrik.
Abe njoftoi shtyrjen një vjeçare pas një bisedime telefonike me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Abe kishte thënp më parë se një vonesë ishte e pashmangshme nëse të gjitha ngjarjet nuk mund të kryheshin siç ishte planifikuar.
Kryeministri japonez tha të martën se shtyrja erdhi pas disa muaj presioni në rritje nga disa vende dhe atletët pjesëmarrës.
Shtyrja iu afrua më shumë realitetit të dielën kur komiteti kombëtar olimpik i Kanadasë tha se po tërhiqej nga lojrat. Edhe anëtarët e komitetit të Australisë informuan sportistët e tyre se ata nuk mund të stërviteshin siç duhet për lojrat verore pasi u vendosën kufizimet për kontrollin e koronavirusit.
Komiteti Olimpik Amerikan i bëri thirrje të hënën Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të shtynte lojërat.
Japonia ka shpenzuar më shumë se 10 miliard dollarë gjatë shtatë viteve të fundit për t’u përgatitur për Lojrat Olimpike.
Fraksion.com