AktualitetPolitikëTë fundit

“Pagë lufte”; Rama: Dyfishim fondi për personat që janë në nevojë

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga kryeministria është shprehur se do të paguajë të gjithë personat që janë të regjistruar si të punësuar.

Ai u shpreh se personat që janë të vetë punësuar deklarojnë vetëm një person si të punësuar me pagë ndërsa të tjerët i regjistrojnë si të punësuar pa pagë.

Rama u shpreh se do të marrin një pagë lufte edhe personat që nuk janë të regjistruar si punonjës me papagë.

60440 janë personat që janë të regjistruar pa paga.

Ai u shpreh se do të dyfishohet fondi për personat që janë në nevojë.

“Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë. Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël. Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë. Por ka një shprehje të bukur populli, i takon me ligj dhe me zakon, e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë.

Mirë ligji, po zakoni. Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me artimetikën e numrit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë. Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në këtë mënyrë çdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta  që nuk do i lëmë vetëm” tha Rama.

 

Fraksion.com