BE, 50 milionë euro për Shqipërinë, ambasadori Soreca: Ndihmë për të luftuar COVID-19
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka dhënë lajmin se BE do të akordojë 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të luftuar koronavirusin.
“Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar #COVID-19. 4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore;
11 milionë euro për mbrojtjen sociale; deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”, shkruan Soreca.
Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e vetme në këtë luftë, deri tani janë dy vende që kanë ndihmuar Shqipërinë. Kujtojmë se SHBA ka premtuar 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendeve te tjera te prekura nga COVID, si ndihmë për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.
Fraksion.com